Lajme

Gëzim Mekuli synon të garojë për kryetar të Pejës

Gëzim Mekuli, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje

Gëzim Mekuli, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka njoftuar se do të jetë kandidat për të parin e Komunës së Pejës, në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor të këtij viti, njofton Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se pret mbështetjen nga bashkëpartiakët dhe qytetarët e Pejës.

“Jetoj, punoj dhe veproj në Oslo të Norvegjisë dhe jam i gatshëm të kthehem në qytetin tim të lindjes dhe të kandidoj në zgjedhjet lokale të tetorit si kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës. Përpos gjuhës shqipe flas gjuhën angleze, gjermane, norvegjeze dhe kroate”, ka shkruar ndër të tjera Mekuli.

Gëzim Mekuli jeton dhe vepron në Oslo të Norvegjisë. Në vitin 2010 ka qenë kandidat për deputet nga radhët e VV-së.

Vetëvendosje ende nuk ka bërë të ditur asnjë kandidaturë për kryetarë komunash./Shqip.com