Rozë

Getinjo tregon shifrën e “çmendur” që ka fituar nga lojërat online

Getinjo jo rrallë është kthyer në personazhin më të komentuar në mediat rozë.

Krahas karrierës si reper, Getinjo bën një jetë mjaft dinamike për të cilën edhe është përfolur shpesh në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka treguar se i pëlqen të merret me lojërat online.

Në Instastorien e tij të fundit ai ka treguar shumën që ka fituar nga lojërat e tilla.

Në imazhin e shpërndarë shihet se ai ka arritur vlerën e dy milionë eurove.

Theksojmë që artisti mbetet aktiv me postime në rrjete sociale dhe aspektin profesional. /Shqip.com