Lajme

Gërvalla takon Blinkenin: Kosova e SHBA-ja me lidhje të thella

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, njoftoi për takimin që zhvilloi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe kryediplomaten kanadeze, Menalie Joly.

Pas takimit ajo tha se si gjithmonë, lidhja e thellë mes Kosovës dhe SHBA-ë u shfaq në shkëmbimin e shkurtër që kanë pasur, por që sipas Gërvallës ka qenë thelbësor.

“Një kënaqësi përsëri të takoj kolegët e mi të nderuar nga Kanada. Faleminderit për besimin dhe sinqeritetin! Krenare po ashtu që ta quaj Kanadanë një aleat dhe mik”, shkroi Gërvalla në platformën X.

/Shqip.com