Lajme

Gërvalla: Pas pavarësisë, anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të jetë hapi më i rëndësishëm

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë, se nëse Kosovë anëtarësohet në Këshill të Evropës do të jetë hapi më i rëndësishëm pas Pavarësisë së Kosovës.

Sipas Gërvallës vendimi për aplikim për anëtarësim në këtë mekanizëm është marrë në kohën e duhur.

“Tani është koha për të marrë vendimet e duhura. Prandaj, edhe kemi vendosur qe ketë vendim të rëndësishëm ta marrim tani. Ne besojmë që ky është hapi i duhur në kohën e duhur. Nga anëtarësimi fitojnë të gjithë dhe nuk humbet askush, fitojnë qytetaret e Kosovës, fiton rajoni, fiton Këshilli i Evropës”, ka thënë Gërvalla.

Kryediplomatja Gërvalla ka deklaruar se Kosova ka mbështetje, edhe me shkrim, të shumë shteteve anëtare të Këshillit Evropës.

“Kam biseduar me përfaqësues të ndryshëm të Bashkimit Evropian edhe të Francës, ne na është thënë qe Franca e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse Franca ndërkohë mund të ketë ndonjë dilemë ne mund të bisedojmë por nuk kemi ndonjë informacion të tillë”, ka thënë ajo.

Gjatë një konference për media, Gërvalla ka folur edhe lidhur me afatet kohore të anëtarësimit të Kosovës në KE, dhe sipas saj është një proces i gjatë që mund të zgjas një vit, shtatë vite, apo edhe vetë disa muaj./Shqip.com