Gërvalla merr pjesë në takimin me ministrat e BE-së
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian sot do zhvillojnë takimin tradicional me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz. Ajo ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në Evropë.
“Për Kosovën dhe rajonin, sulmi paramilitar nga Serbia më 24 shtator, ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes me kërcënimet e mëdha të sigurisë”, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.
Today, I will participate in the 🇪🇺EU Council of Foreign Ministers to discuss the recent developments and security in Europe.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 13, 2023
For 🇽🇰Kosova and the region, the Sep24 paramilitary attack by Serbia changes everything and proves the urgency of dealing with major security threats. pic.twitter.com/QS59xRm51L
/Shqip.com