Lajme

Gërvalla, deputetët gjermanë i njofton për “ndryshimet thelbësore” në Veri

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar në Mynih me një grup të deputetëve gjermanë.

Siç thuhet në njoftimin e MPJD-së, Gërvalla i “ka informuar rreth proceseve politike në vend, situatën e sigurisë dhe ndryshimet thelbësore në komunat veriore, rezultatet e qeverisjes së mirë” dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës”.

Gjatë takimit me deputetët, Niels Annen (SPD), Ulrich Lechte (FDP), Thomas Erndl (CDU/CSU), Andreas Schëarz dhe Armand Zorn (SPD), si dhe Alexander Müller (FDP), Ministrja Gërvalla i falënderoi ata për mbështetjen ndaj Kosovës duke theksuar se Gjermania është partnere e fuqishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për Kosovën në proceset euroatlantike është thelbësore për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

/Shqip.com