Lajme

Gërvalla arrin në Bruksel, diskuton me ministrat e jashtëm të rajonit për Ballkanin dhe Ukrainën

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gëvalla

Në Bruksel ka filluar takimi i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell me 27 ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ku nga Kosova e pranishme është ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të MPJD-së, Sharr Jakupi.

Gërvalla pritet të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme.

Jakupi ka bërë të ditur se në Këshillin e Punëve të Jashtme do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa prezent do të jetë edhe edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla gjatë takimit në Bruksel

Në agjendën e Këshillit është diskutimi për agresionin rus kundër Ukrainës dhe Ballkani Perëndimor./Shqip.com

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla gjatë takimit në Bruksel