Georgina Rodriguez duket mahnitëse me veshje tradicionale arabe
Publikuar:
(26.09.2023 09:55:15)

Georgina Rodriguez tërhoqi vëmendjen në Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite duke u shfaqur me një abaja tradicionale në ngjyrën e flamurit.
Partnerja e Cristiano Ronaldos u pa këtë javë duke bërë blerje në dyqanin e markës saudite të parfumeve, Laverne, në Riad, e veshur me një abaja të gjelbër.

“Ndihem shumë e sigurt në këtë vend dhe i vlerësoj vërtet vlerat e familjare. U ndjeva shumë me fat që munda të lidhem me këtë parajsë në Tokë. Fuqia dhe magjia në shkretëtirën saudite është e pabesueshme”, kishte thënë me atë rast.

Në nder të Ditës Kombëtare të Arabisë Saudite, modelja mori gjithashtu flamurin saudit si shenjë respekti në festimin e 93-vjetorit kombëtar të vendit.
/Shqip.com