Gazetarja e CCN e pyet Vuçiqin: A po iu dhemb ende dora, që s’e nënshkruat Marrëveshjen e Ohrit?
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë përballë gazetares amerikane, Chrtistiane Amanpour, në CNN, ka folur për sulmin terrorist në krye me Milan Radojiçiqin që la të vrarë një polic të Kosovës në krye të detyrës dhe për shqetësimin amerikan për shtim trupash në afërsi të kufirit me Kosovën.
Gazetarja amerikane e ka pyetur edhe rreth dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe mosnëshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit nga ana e presidentit serb me arsyetimin se “ka dhimbje të dorës së djathtë dhe se një dhimbje e tillë pritet të vazhdojë për katër vite”.
Amanpour e ka ngacmuar Vuçiqin duke e pyetur nëse vazhdon “të ketë dhimbje dore”, apo do të kthehet në dialog ashtu siç po kërkon Bashkimi Evropian.
Vuçiq është munduar t’i shmanget destrukvititetit të tij në Ohër dhe pas arritjes së Marrëveshjes, duke i thënë gazetares se mbase s’ke ndjekur qëndrimet e BE-së pas takimit të fundit të cilat kanë fajësuar Kosovën që s’e ka pranuar propozimin evropian për sekuencim.
“Faleminderit shumë, e vlerësoj objektivitetin tuaj dhe paanshmërinë. Ndoshta ju nuk e keni ndjekur çfarë BE-ja ka thënë pas takimit të fundit. Serbia ka qenë plotësisht konstruktive. Borell dhe Lajcak kanë thënë publikisht që Serbia ka qenë konstruktive dhe që ka pranuar gjithçka dhe që përfaqësuesi kosovar…”, ka thënë Vuçiq në ndërkohë që Amanpouar ka ndërhyrë duke i thënë “Por ju s’keni nënshkruar, ju s’keni nënshkruar”.
Më pas kreu i shtetit serb ka thënë se Amanpour po flet “për marrëveshjen paraprake” dhe është rikthyer tek takimi i fundit në Bruksel ku Serbia ka pranuar propozimin evropian dhe Kosova jo. “Ju po flisni për marrëveshje paraprake. Unë isha duke bërë çfarë iu kam thënë miqve nga SHBA dhe BE, sepse kam Kushtetutën e Serbisë që duhet ta ndjek dhe ta respektojë dhe nuk isha duke fshehur asgjë në prezencën e tyre, thoja gjithçka sy më sy. Dhe më beso, gjithmonë thoja të vërtetën. Dhe pastaj donim të miratonim gjithçka që ishim pajtuar, por Prishtina s’deshi ta bënte. Dhe ke sinjale nga BE, gjithë emisarët, se ishte faji i tyre”, ka thënë Vuçiq.
/Shqip.com