Lajme

Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët mund të aplikojnë për vaksinim

Nga 1 korriku, gazetarët, klameramanët dhe fotoreporterët mund të aplikojnë për vaksinim kundër COVID-19, përcjell shqip.com

Kështu ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës pas një përgjigje që ka marrë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sot komiteti respektiv ka marrë vendim për përfshirje të Gazetarëve me prioritet për imunizim! Me siguri që nga nesër edhe platforma e – Kosova do e mundësojë versionin me këtë ndryshim, dhe do të njoftoheni sapo të jetë bërë përditësimi i ndryshimit në platformën e cekur”, thuhet në njoftimin e ministrisë për AGK-në.

Ky asociacion thotë se gazetarët ishin në vijën e parë të frontit bashkë me punonjësit e tjerë esencialë.

“AGK-ja e sheh si tejet të rëndësishëm këtë vendim pasi që gazetarët kanë kontribuuar në vazhdimësi gjatë pandemisë, si me informim të drejtë, ashtu edhe në parandalimin e shpërndarjes së dezinformatave”, thuhet në njoftim. /Shqip.com