Lajme

Gashi: Legjislatura e tanishme, më e dobëta në vend

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se legjislatura e Kuvendit të Kosovës nën udhëheqjen e Qeverisë Kurti do të konsiderohet si më e dobëta në Kosovë.

“Po hyjmë në muajt e fundit të legjislaturës së Kuvendit të Kosovës, kjo legjislaturë me këtë qeveri do të konsiderohet si më e dobëta në Kosovë në aspektin e vendimmarrjes, është karakterizuar me kapje të institucioneve me shkelje të kushtetutës dhe tendenca të vazhdueshme. Pra në aspektin e fushëveprimtarisë së vetë si rezultat i dominimit nga LLV-ja të gjitha shtyllat e kuvendit janë paaftësuar në funksionin e tyre”, ka deklaruar ai.

“Për keqardhje, 4 vite të parlamentarizmit nen udhëheqjen e VV-së katër vitet më të dështuara për Kosovën. Dhe sot Kosova si shkak i kësaj qeverisje gjendet nën sanksione ndërkombëtare, qeverisja e tyre bazohet mbi ide të popullizmit, dhe jo mbi idetë e qeverisjes demokratike, prandaj këto 3 muaj deri në fund do i bindim qytetarët e Kosovës për atë që ka ndodhur kjo është periudhë e rëndësishme”, ka thënë tutje ai.

/Shqip.com