Gania nuk paraqitet në spektakël, opinionistët e kritikojnë

Gani Gërmia nuk ka marrë pjesë në spektaklin e sontëm të Big Brother Vip Kosova 2.
Kjo ka ngjallë debat tek dy opinionistët e këtij formati.
Anita Haradinaj ka thënë se Ganiu ka treguar mungesë respekti edhe për veten e saj me mos prezencën e sotme.
“E mirëkuptoj Ganiun që nuk ka ardhë sonte sepse Ganiu nuk e respekton as veten e vet dhe prandaj ka zgjedhur të mos jetë këtu sonte e t’i japi një përgjigje audiencës dhe atyre që e kanë mbështetur”, ka thënë Haradinaj.
Kurse, opinionisti Bledi Mane, ka treguar se çfarë do të bënte sonte po të ishte i pranishëm Ganiu në studio.
Ai ka thënë se po mendonte kur të hynte Ganiu në studio të qante si Iliriana apo ta puthte sikur Albyn.
“Ganiu duhej të ishte një djalë më i çiltër më transparent dhe të vinte këtu përballë nesh dhe të fliste hapur se ku i ka mbetur qefi me ne me produksionin me publikun sepse janë mija e mijëra vota që njerëzit i kanë shpenzuar për Ganiun dhe në fund të ditës ti ketë detyrim përballë këtij publiku, Ganiu u tregua si një fëmijë i përkëledhur”, ka thënë Mane.
/Shqip.com