Teknologji

Galaxy S23 ka një surprizë të pakëndshme për ata që nuk duan modelin më të mirë

Samsung nuk prodhon një çip UFS 4.0 128GB

Sipas insajderit të njohur së Samsung, Ice Universe, disa prej modeleve të reja Galaxy S23 mund të kenë memorie më të ngadaltë.

Konkretisht varianti 128GB i S23 do të ketë çipin UFS 3.1 në vend të standardit më të ri të Samsung UFS 4.0. konsumatorët duhet të paguajnë ekstra për versionin 256GB nëse duan teknologjinë më të fundit të memories.

Ice Universe shpjegon me faktin se Samsung nuk prodhon një çip UFS 4.0 128GB, raporton PCWorld.al

Samsung ka pretendime të mëdha në lidhje me UFS 4.0 që kur e prezantoi vitin e kaluar. Kompania thotë se çipet e reja janë dy herë më të shpejta sesa standardi i vjetër UFS 3.1.

UFS 4.0 ka shpejtësi shkrimi prej 4200MB/s dhe leximi prej 2800MB/s. Disa raportime thonë se Samsung do të fillojë nga 256GB për Galaxy S23. 

/Shqip.com