Art Jetese

Gabimet që mund të ndikojnë në look-un tuaj

Mënyra e veshjes shpesh tregon shumë për kulturën dhe personalitetin e një personi.  Prandaj, kanë shumë rendësi detajet e vogla, gjatë kombinimeve.

Më poshtë janë disa nga gabimet që mund të bëni në stilimin e veshjeve dhe që duhet të shmangni.

Kushtojini vëmendje gjatësisë së pantallonave.

Për momentin, xhinset trend janë të gjatat dhe të gjërat, por nëse s’ju përshtatet ky stil dhe i qëndroni besnike xhinseve klasike të ngushtë, duhet të tregoni kujdes me gjatësinë. Nuk duken bukur as sipër pjesës së kyçit dhe as të gjata sa të kalojnë këpucët/atletet.

Mos vishni më gjëra me printe gjigande.

Do t’ju bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë dhe në trup. Përveç kësaj, nuk do të kuptohet fare çfarë keni veshur, prandaj merreni me qetësi. Qëndrojini besnik një printi klasik dhe gjërave neutrale, shkruan Anabel.

Vishuni sipas moshës që keni

Përditësojeni veshjen bashkë me moshën, statusin, pjekurinë dhe gjithçka që vjen me vitet.

Eksperimento me ngjyrat, por qëndro tek ato që të shkojnë më shumë.

Provo dhe guxo, por në fund qëndro tek ato të cilat i ndjen që të përkasin!

Mos vish kurrë mbathje në masën e gabuar.

Sigurohuni të zgjidhni masën e duhur para se të blini. Nëse janë më të vogla në masë, do t’i ndjeni të ngushta duke krijuar përshtypje të gabuara në siluetën tuaj.