Art Jetese

Gabimet që duhet t’i shmangni për një gjumë të shëndetshëm

Nevojat e njerëzve për gjumë janë të ndryshme.

Gjumi është një element i rëndësishëm e i pazëvendësueshëm për shëndetin.

Studiuesit analizuan të dhënat e individëve që flinin 6-8 orë gjumë me të tjerët.

Gjetjet treguan se individët që flenë më pak se 6 orë gjumë janë 11 përqind më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme prej sëmundjeve të zemrës ose ishemisë.

Nga studimi rezultoi se njerëzit që flenë më shumë se 8 orë janë 33 përqind më të rrezikuar.

Ekspertët pranuan se gjumi ndikon në shumë procese biologjike siç është metabolizmi i glukozës, tensioni i gjakut dhe inflamacioni.

Të gjitha këto procese nga ana tjetër ndikojnë tek sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas tyre, njerëzit duhet të shmangin mungesat afatgjata të gjumit ose fjetjen e tepërt në të mirë të shëndetit të tyre.

Për të garantuar këtë, ju nevojiten hapat e mëposhtëm.

Më shumë dritë gjatë ditës

Drita natyrale gjatë ditës e mban ritmin biologjik të trupit në nivele të shëndetshme por edhe siguron që cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit do të jetë në nivele optimale.

Përpiquni të jeni sa më në kontakt me dritën natyrale gjatë ditës.

Më pak nuanca blu gjatë mbrëmjes

Ekspozimi ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu është i keq për trurin.

Ky ndriçim e mashtron trurin dhe e bën të mendojë se është akoma ditë dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit, shkruan Agroweb.

Përpiquni të mos shikoni televizor, tablet apo celular të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur.

Gjumi me orar

Ritmi biologjik i trupit ka nevojë për rregull dhe përpikmëri. Kur flini dhe zgjoheni në një orar të caktuar keni një gjumë më cilësor.

Mos pini alkool

Pirja e alkoolit ka një ndikim negativ tek gjumi dhe hormonet. Alkooli përkeqëson simptomat e gërhitjes dhe pagjumësisë.

Dhoma e gjumit

Dhoma e gjumit duhet të jetë në errësirë, e pastër dhe e ajrosur mirë. Temperatura e ajrit në dhomë duhet të jetë rreth 20 gradë celcius por jo shumë e ngrohtë dhe as shumë e ftohtë.