Sport Ndërkombëtar

Fyrjet raciste gjejnë “strehë” përsëri në futboll

Glen Kamara është fishkëlluar gjatë ndeshjes ndaj Slavia Prague

Episodet me fyerje raciste kanë gjetur përsëri “strehë” në stadiumet e futbollit.

Para gjashtë muajve, futbollisti i Rangers, Glen Kamara ishte fyer në baza racore nga lojtari i Slavia Prague, Ondrej Kudela i cili më pas u suspendua për dhjetë ndeshje moslojë, shkruan Shqip.com.

Të enjten, gjashtë muaj pas kësaj ngjarje, Slavia Prague dhe Rangersi u përballën përsëri, dhe historia u përsërit edhe njëherë, veçse në një mënyrë tjetër.

Rangers draw blank as Czechs shame the game with more Kamara jeers |  Scotland | The Times
Kamara gjatë ndeshjes ndaj Slavia Prague

UEFA në këtë ndeshje lejoi që 10 mijë tëfozë të ishin nën moshën 14 vjeçare, por gjërat nuk shkuan mirë.

Këta tifozë gjatë gjithë takimit e fishkëlluan çdo prekje të topit që bëri Glen Kamara.

Kjo ngjarje ka nxitur shumë debate në rrjetet sociale, teksa për këtë ka folur edhe trajneri i Rangers, Stevern Gerard.

“Nuk isha në dijeni sepse isha i fokusuar në lojë. Por nëse këto janë faktet atëherë unë jam jashtëzakonisht i zhgënjyer – por jo i befasuar “, tha ish-mesfushori i Liverpoolit.

Sa i përket takimit, ai përfundoi me rezultat minimal 1-0 në të mirë të Spartas./Shqip.com

p1fgs6ud6j9qsghu1hnfm514mad.jpg
Reagimi i Chris McLaughlin(BBC) pas këtij takimi