Sport Shqiptar

Futboll: Imamët shqiptarë fitojnë 8 me 2 ndaj pastorëve zviceranë

Një ngjarje shumë e këndshme ndodhi këtyre ditëve në Zvicër.

Atje u organizua një ndeshje futbolli mes imamëve shqiptarë dhe pastorëve zviceranë.

Loja u fitua nga imamët shqiptarë me rezultat 8:2.

Imami Bekim Alimi dhe pastori Beat Urech, treguan se kujt ishte ideja për këtë lojë.

Alimi tha ai është ndjerë mirë pas kësaj fitore, raporton Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.

“Ndeshja mbaroi 8 me 2 për imamët shqiptarë. Është patjetër rezultat i mirë se kur bota shqiptare shkëlqen me yje të sportit dhe ne të ndihemi sadopak krenar. Ideja ka lindur nga Beati, i cili në vendin e tij të punës ka një shqiptar dhe ai më ftoi mua në telefon. A do të ishte një ide të bëjmë një ndeshje mes ekipeve të imamëve dhe pastorëve. Skuadrat nuk kanë emra. Ne faktikisht jemi nga komuniteti i muslimanëve shqiptarë këtu dhe e kemi lënë kështu”, tha Alimi.

E ndërkaq pastori zviceran tha se shqiptarët e kanë një fuqi të dhënë nga zoti.

“E kemi një mangësi kundërdrejt shqiptarëve se ata kanë një fuqi në futboll, të dhënë nga zoti. Nuk fokusohemi vertëm në aktiviette sportive sa i përket aspektit ndërfetar. Ne kemi metoda të ndryshme në Zvicër. Natyrisht ne do të bëjëm perforcimet e duhura në ekipin tonë dhe do të mundohemi të zbresim moshën. Natyrisht që ne e dimë që në Zvicër nuk do të ishte i njëjti ekip po mos të ishte Shaqiri dhe Granit Xhaka”, tha Beati.

/Shqip.com