Lajme

FSK-ja zhvillon katër ditë ushtrime në pesë fshatra të Prishtinës, Komuna del me njoftim

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga data 18 i këtij muaji për katër ditë do të zhvillojnë aktivitete në disa fshatra të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka dal me njoftim për banoret e këtyre fshatrave.

“Njoftim për banorët e fshatrave Ballaban, Dyz, Sharban, Makovc, Keqekollë dhe Koliq. Ju njoftojmë se në datat 18, 19, 20 dhe 24 nëntor, një nga njësitë e FSK-së, përkatësisht AM/QSU do të realizojë dy Ushtrime Fushore. Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në Ushtrim Fushor do të ketë të shtëna me armë me municion shkollor”, thuhet në njoftimin e Komunës.

FSK herë pas here është duke zhvilluar aktivitete fizike dhe Ushtrime Fushore për tu përgatitur profesionalisht me qëllim të rritjes së sigurisë së vendit dhe qytetarëve të saj.

/Shqip.com