Frappuccino me akullore
Publikuar:
(16.08.2023 16:38:24)

Përbërësit:
1 lugë kafe
1 lugë çaji sheqer
70 ml ujë
70 ml qumësht
1 lugë akullore me vanilje
1 lugë akullore karamel
2 kube akull të grimcuar
Pana kanellë thërrime
Çokollatë
Përgatitja:
Hidhni në shaker ujin, qumështin, kafenë dhe sheqerin dhe i përzieni mirë.
Në një gotë të gjatë vendosni akullin e grimcuar dhe lugët e akullores.
Kafenë e hedhim sipër akullores dhe sipër i vendosim krem pana.
Dekoroni me kanellë dhe çokollatë.
/Shqip.com