Teknologji Ekonomia e influencevëve online po shënon boom në mbarë botën ndërsa brendet po distancohen nga TV drejt të ashtuquajturve “krijues përmbajtjesh” të cilët promovojnë produkte dhe shërbime për miliona të rinj në platforma si Instagam, YouTube, TikTok dhe Snap.

Franca kërkon rregullimin e industrisë së influencerëve

Foto ilustruese

Prej disa muajsh, Ministri Francez i Ekonomisë Bruno Le Maire ka vënë në shënjestër mashtrimet dhe reklamat çorientuese të yjeve televizivë në median sociale.

Tashmë një marrëveshje politike është përgatitur lidhur me këtë problem, mes partisë së presidentit Emmanuel Macron dhe Socialistëve në parlament për ti dhënë fund këtij sektori plot skandale duke filluar nga pranvera.

“Influencerët kanë shumë peshë, kështu ato kanë shumë përgjegjësi. Rregullat nuk respektohen siç duhet dhe duhen përforcuar,” tha Le Maire për një radio Franceze javën e kaluar.

“Ka pasur disa propozime interesante nga parlamentarët, dhe ne do të përpiqemi të gjejmë një qëndrim të përbashkët.”

Ekonomia e influencevëve online po shënon boom në mbarë botën ndërsa brendet po distancohen nga TV drejt të ashtuquajturve “krijues përmbajtjesh” të cilët promovojnë produkte dhe shërbime për miliona të rinj në platforma si Instagam, YouTube, TikTok dhe Snap. Në Francë, industria online e influencës thuhet se vlen qindra miliona euro.

Së bashku me sende tradicionale luksoze si makina apo veshje, influencerët po promovojnë edhe disa produkte si medikamente për dobësim, kirurgji plastike dhe kriptomonedha. Në mesin e incidenteve të cilat kanë goditur ekosistemin e influencerëve në Francë është një përplasje me agjentit të influencerëve Magali Berdah dhe reperit kontrovers Booba dhe yllit televiziv Nabilla Benattia-Vergara – e konsideruar si versioni Francez i Kim Kardashian – të cilët u gjobitën me 20 mijë euro për promovimin e bitcoin por pa zbuluar tek 3.6 milionë ndjekësit e saj në Snapchat se një platformë tregtimi e kishte paguar për këtë.

Franca njihet për ligjet e saj të rregullimit të internetit dhe influencerët online nuk përbëjnë përjashtim.

Raste të shumta kontroverse kanë nxitur spektrin politik të kërkojnë për rregulla më strikte transparence apo kufizim të llojeve të produkteve që mund të reklamohen.

Të Mërkuren e kaluar, parlamentarët Stephane Vojetta dhe Arthur Delaporte, njoftuan se do të punojnë së bashku mbi një propozim të mbështetur nga qeveria. Drafti do të prezantohet në Asamblenë Kombëtare në Mars dhe të përfshijë rezultatet e një këshillimit nisur nga Le Maire në Janar dhe që ka marrë 12 mijë kontribute.

“Problemi i influencerëve është jo politik dhe është në interesin tonë të punojmë së bashku,” tha Vojetta.

Dy ligjvënësit duan të imponojnë obligime mbi platforma online, si përshembull mjete për përdoruesit të cilët mund të raportojnë një mashtrim por thanë se do të qëndrojnë në një linjë me Aktin e Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Evropian.

Nga java e ardhshme deputetët do të shikojnë edhe një draft tjetër sugjeruar nga Delaporte për ndalimin e promovimit të kirurgjisë plastike, drogërave dhe investimeve të rrezikshme financiare siç janë kriptomonedhat.

Autoritetet Franceze thanë se shumica e influencerëve nuk respektojnë ligjet Franceze të reklamimit apo mbrojtjes së konsumatorëve, transmeton PCWorld.al

/Shqip.com