Sport Ndërkombëtar

Franca e rikthen avantazhin në fund të ndeshjes  

Franca po e kërkon kalimin e grupit me përballjen ndaj Danimarkës në rrethin e dytë të Kampionatit Botëror, në Grupin D, shkruan Shqip.com

Kylian Mbappe ka shënuar katër minuta para fundit për ta kthyer epërsinë e Francës ndaj Danimarkës 2:1. Mbappe realizoi në minutën e 86-të pas krosimit të Griezmannit.

Ndeshja ka filluar në ora 17:00 në stadiumin “Stadium 974”.

Franca është lidere e grupit me tri pikë, aq sa ka edhe Australia, por në rast të fitores së sotme, sigurojnë kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Në anën tjetër, Danimarka duhet të fitojë me patjetër, për t’i mbajtur gjallë shpresat, pasi në xhiron e fundit takohet me asutrialianët, aty ku do të përcaktohet më pas se kush kalon tutje.

/Shqip.com