Sport Ndërkombëtar

Franca akomodohet në kushte përrallore (VIDEO)

Kombëtarja e Francës do të akomodohet të mërkurën në hotelin ‘Al Messila’ në kryeqytetin Doha dhe do të qëndrojë atje deri në fund të aventurës të saj gjatë Kupës së Botës në Katar.

Përkundër faktit se ka shumë ankesa për temperaturat e larta, për rregulla të veçanta të sjelljes, për kufizime të shumta që parashihen në ligjet e Katarit, francezët së paku mund të jenë të kënaqur me kushtet e akomodimit. Ndërsa, diçka e tillë nuk mund të thuhet për një numër të madh të tifozëve, të cilët edhe pse do të paguajnë me çmime të larta, do të jetojnë në kushte të vështira, përfshirë edhe fjetjen nën tenda.

/Shqip.com