Lajme

FOTOLAJM/ Rama takon në Mynih kryeministrin e RMV, Talat Xhaferi

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Gjermani ku ndodhet në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih është takuar edhe me Talat Xhaferi i cili më 28 janar u zgjodh si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Rama tha se ka diskutuar me Xhaferrin lidhur me sfidat e përbashkëta dhe për programin e 2 samiteve që do të mbahen në Tiranë në fund të muajit shkurt.

Mynih – Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes”- shkruan Rama.

/Shqip.com