Lajme

FOTO / Ukraina ndërton fortifikata për të frenuar hovin e Rusisë

Një strehimore e betontë e ndërtuar si pjesë e sistemit të ri të fortifikatave të Ukrainës u shfaq në media më 11 mars, ndërsa vendndodhja e saktë nuk u bë e ditur por u tha të jetë pranë Zaporizhjas.
Një strehimore e betontë e ndërtuar si pjesë e sistemit të ri të fortifikatave të Ukrainës u shfaq në media më 11 mars, ndërsa vendndodhja e saktë nuk u bë e ditur por u tha të jetë pranë Zaporizhjas.

Kievi prezantoi fortifikatat e betonta të ndërtuara së fundmi, të cilat shpreson se do të shtrihen përgjatë 1200 kilometrave.

Presidenti Volodymyr Zelensky pretendoi se hovi i trupave ruse ishte “ndaluar” pasi vendi i tij nisi ndërtimin e e fortifikimeve mbrojtëse përgjatë afro 1000 kilometrave. /REL

Zelensky paralajmëroi se ndalimi i forcave ruse do të jetë gjithnjë e më i vështirë nëse ushtria ukrainase nuk furnizohet mjaftueshëm me armatim.
Një fortifikatë e ndërtuar së fundmi.
Para se të instalohen, bëhet inspektimi i pengesave kundërtank në formë piramide, të njohura si “dhëmbët e dragoit”.
Punëtorët duke instaluar një pjesë të një rrethimi masiv prej betoni.
“Ndërtimi i tri linjave mbrojtëse është një “detyrë masive, por ritmi është i mirë”, tha Zelensky.
Një punëtor duke punuar brenda një strehimoreje betoni.
Zelensky, në një intervistë për televizionin francez BFM më 11 mars, tha se Ukraina kishte përmirësuar pozicionin e saj strategjik pavarësisht mungesës së armatimit, por sugjeroi se situata mund të ndryshojë përsëri nëse nuk vijnë furnizime të reja.

/Shqip.com