Lajme

FOTO / Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy personave

Policia e Kosovës / Fotografia ilustruese
Policia e Kosovës / Fotografia ilustruese

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimit e dy personave, të cilëve ua ka publikuar fotografinë.

Ato po kërkohen për përfshirje në një rast, për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, që ka ndodhur në qershor të vitit të kaluar, raporton Shqip.com.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, që ka ndodhur qershor të vitit 2023.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

/Shqip.com