Lajme

FOTO/ Lagjja “5 Maji” në Tiranë ngjan si fshat, te hapësirat e gjelbra kullotin bagëtitë

Godinat e reja në lagjen “5 Maji” në Tiranë kanë përfunduar dhe ka nisur edhe ndarja e apartamenteve për familjet e prekura 

nga tërmeti i vitit 2019.

Nga ky projekt transformues i gjithë zonës së “5 majit”, kanë përfituar edhe familjet të cilat u shpronësuan 100%.

Por rehabilitimi i kësaj zone ka ende probleme.

Një shesh parkimi plot me grumbuj dheu është kthyer në një vend për kullotjen e kafshëve, ndërsa punimet kanë ndaluar prej disa vitesh.

Siç shikohet edhe në foto, duket si pamjet vijnë nga ndonjë fshat i thellë dhe jo nga një lagje në mes të kryeqytetit.

Duhet një ndërhyrje nga bashkia që lagjja e re “5 Maji” të kthehet në një qendër të re urbane moderne, ashtu dhe siç ishte premtuar.

/Shqip.com