Lajme

FOTO/ Zelensky zbret në aeroportin e Rinasit

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky ka lënë vendin e tij, i cili prej më shumë se dy vitesh është nën një agresion të paprecentë nga Rusia.

Zelensky ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të marte për herë të parë në tokën shqiptare, për t’i bashkuar Samitit të BE-së që do të mbahet në datat 28 dhe 29 shkurt në Tiranë për Ukrainën.

Në aeroportin ndërkombëtar në Rinas, Zelensky dhe delegacioni që e shoqëron është pritur sipas protokollit zyrtar nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, për t’iu drejtuar kryeqytetit ku dhe do të akomodohen.

Nder i madh të mirëprieja Presidentin Zelensky në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë.

🇦🇱🤝🇺🇦

#NeQendrojmeUkraine”, shkruan Hasani në rrjetin social X ku  bashkëngjitur ka publikuar edhe foton me Zelenskyn.

/Shqip.com