Sport Ndërkombëtar

Formacioni më i mirë pas ndeshjeve të para në grupe në Kupën e Botës

Pas përfundimit të ndeshjeve të para në grupe, ku surprizat nuk kanë munguar është përpiluar edhe një formacion i lojtarëve më të mirë.

Vlerësimi i skuadrës më të mirë është bërë edhe në bazë të statistikave dhe votave që kanë marrë lojtarët pas ndeshjeve të para.

Në këtë formacion dominon Spanja me tre futbollistë, ndjekur nga Franca e Brazili me nga dy futbollistë.

Formacioni (4-3-3)

Portier: Thibaut Courtois (Belgjikë)

Mbrojtës: Danilo (Brazil); Hassan Al-Tambakti (Arabia Saudite); Jakub Kiwior (Poloni); Jordi Alba (Spanjë).

Mesfushorë: Adrien Rabiot (Francë); Gavi (Spanjë); Jude Bellingham (Angli).

Sulmues: Olivier Giroud (Francë); Richarlison (Brazil); Ferran Torres (Spanjë).

/Shqip.com