Lajme

“Fordi” del nga rruga dhe përfundon në oborrin e një banese, humb jetën 21-vjeçari

Është gjetur trupi i pajetë i shoferit 21-vjeçar, Fabjol Ibraliu, i cili pësoi aksident mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Trupi është gjetur disa metra larg makinës brenda bimësisë së dendur.

Lajmin e ka bërë të ditur korrespondentja e Klan News, Anila Sefa, e cila teksa po raportonte për misterin e zhdukjes së trupit të të riut që prej mbremjes së djeshme, mësoi se trupi i pajetë i 21-vjeçarit ishte gjetur.

Sipas Sefës, ai po drejtonte një “Ford”, i cili ka kaluar barrierat anësore dhe është futur brenda oborrit të një banese. Referuar informacioneve paraprake, dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë shkaku i aksidentit.

Që prej mbrëmjes së djeshme, forcat policore dhe familjarët kanë zhvilluar kërkime për trupin e 21-vjeçarit, zhdukja e së cilit ishte mister deri para pak minutash.

/Shqip.com