Lajme

Fluksi i automjeteve te tuneli i Llogarasë, Balla: Monitorim 24 orë me kamera, instalohet policia e zjarrfikësja

Me hapjen e Tunelit të Llogarasë, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës janë angazhuar për të garantuar sigurinë në të dhe qarkullimit normal të mjeteve.

Tuneli monitorohet 24/7 edhe nga njësia e lëvizshme e TNT (Policia, Zjarrfikësja, Urgjenca).

Gjatë një inspektimi sot, ministri i Brendshëm Taulant Balla kishte një apel për drejtuesit e mjeteve që të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë dhe të zbatojnë urdhrat e udhëzimet përkatëse.

Duhet op të qëndrojë e stacionuar këtu një makinë zjarrfikëse, pasi Tuneli është i gjatë, krijohen incidente rrugore. Po ashtu duhet të kemi një mjet të Trupës së Ndërhyrjes Teknike (TNT), e cila mbulon zonën e bregut”, u komunikoi Balla, autoriteteve vendore.

Së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar, Policia Rrugore do të vendosë gjithashtu radarë të shpejtësisë dhe sinjalistikë vertikale për të siguruar që çdo shkelës i rregullave të qarkullimit të ndëshkohet, e parandaluar kështu ngjarje me pasoja në këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore.

Tuneli i Llogarasë u hap për automjetet të premten. I gjatë 6 km ai lidh për vetëm 5 minuta Dukatin me Palasën nga rreth 30 minuta që zgjaste udhëtimi nga rruga e Parkut Kombëtar të Llogarasë.

/Shqip.com