Sport Shqiptar

Florian Marku: Jeta ime eshtë si një film, në fund të vitit do publikohet libri im

Florian Marku

E mban titullin “Kampion i Botës”, në katergorinë welterweight të IBF-së  por rruga për të mbërrirë deri aty ishte shumë e vështirë për Florian Markun.

29 vjeçari përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook, ka bërë të ditur se në fund të vitit do publikohet libri i tij, ndërsa ka treguar se sa e vështirë për të ishte rruga deri te suksesi, përcjellë Shqip.com.

“Jeta ime është si një film, Ne fund të vitit do publikohet libri im. Kam pasur mbi 100 luftime kickboxing, MMA dhe boks. Kam vite që luftoj me lëndime dhe asnjëri nuk i bën gjërat që bëj unë, ashtu si i bëj unë! Dy javë para luftës me Charlton kam nxjerrë gishtin e madh të dorës, si dhe kam pasur një frakturë të dorës time të djathtë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Marku po ashtu ka lënë të dihet se i kishte operuar të dyja duart pas ndeshjes ndaj Charlton dhe se ato kohë ishin tejet të vështira për të.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
Florian Marku pas operimit që kreu në duar

Ndërsa, për fund, boksieri i lindur në Lushnje shkroi se “Tani jam pa lëndime, më mirë se kurrë dhe të gjithë do të shihni se si jam në të vërtetë. Ndeshja e radhës publikohet këto ditë”.

Floriani, karrierën e tij në boksin profesionist e ka nisur në vitin 2018 dhe që atëherë është i pamposhtur.

Ai ka zhvilluar gjithsej nëntë meçe dhe ka arritur nëntë fitore, kurse ka një barazim. Gjashtë nga këto ndeshje i ka fituar me knockout./Shqip.com