Rozë

Flori Mumajesi rikthehet në muzikë, ja me kë do të sjellë bashkëpunimin

Këngëtari i njohur Flori Mumajesi po rikthehet në muzikë pas një pauze të gjatë jashtë saj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Flori, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Flori do të sjellë këngë me Yll Limanin, i cili ka publikuar një pjesë nga kënga ndërsa ka shkruar: “Pyeteni Flori Mumajesin se kur del kënga”.

Kurse Flori, teksa ka rishpërndarë postimin e Yllit ka shkruar “Është fshehur pas reve, as nuk e shoh, as më sheh”.

Më pas, në një tjetër video, teksa ndan një pjesë ku këndon ai, Flori shkruan: “Nëse vlen si përgjigje’.

Asnjëri nga ata të dy nuk e zbuluan datën e publikimit të këngës.