Fituan Super Bowl, parada e Kansas City kthehet në tragjedi, qëllohen me armë tifozët
Një person ka vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur nga të shtënat gjatë paradës së fitores së ekipit të Kansas City Chiefs, pasi fitoi në Super Bowl tri ditë më parë.
Ndërkohë Reuters ka raportuar se tre persona janë në gjendje kritike.
Policia tha se dy persona të armatosur janë arrestuar. Rrugët ku mijëra tifozë ishin mbledhur për t’i pritur kampionët janë përfshirë nga kaosi.
Presidenti Joe Biden është informuar për të shtënat në Kansas City, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se ata kanë qenë në kontakt me udhëheqësit shtetërorë dhe lokalë.
Kryebashkiaku i Kansasit, Quinton Lucas, u tha gazetarëve në një konferencë shtypi se ai mori një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë për t’i ofruar ndihmë.
Policia ka ndaluar tre persona të dyshuar si personat që gjuajtën në turmën e tifozëve, ndërsa pritet që policia të zbardhë detajet e ngjarjes.
Autoritetet lokale raportojnë se janë të paktën 8 fëmijë mes të plagosurve.
/Shqip.com