Kulturë Kino

Filmi “Prishtinë 2002” shfaqet në njërin prej festivaleve më të mëdha në Francë

Filmi kosovar “Prishtinë 2002” me regji të Trëndelinë Halilit dhe producentin Ermal Gërdovci, ka shfaqur premierën në festivalin e filmit të shkurtër Clermont-Ferrand në Francë.

Ky është njëri prej festivaleve më të mëdha ndërkombëtare të filmit të shkurtër në botë i kategorisë A, dhe i dyti në Francë pas festivalit të Kanës sa i përket audiencës.

Filmi “Prishtinë 2002” u shfaq në ekranet franceze në kuadër të edicionit të 45-të të festivalit, i cili ka nisur më 27 janar  dhe do të vazhdojë  deri më 4 shkurt 2023.

Filmi rrëfen historinë e nje adoleshenteje, e cila priret të transformojë vetveten, për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë. Ndërkohë që gjatë tërë këtij rrugëtimi, personazhi kryesor ndeshet me të papriturën.

/Shqip.com