Kulturë Kino

Filmi “Mrak” me tematikë luftën në Kosovë përfaqëson Serbinë në “Oscar 2023”

Komisioni përzgjedhës i Qendrës Serbe të Filmit (FCS) ka vendosur që filmi ‘Mrak’ me regji të Dushan Miliqit të jetë kandidati i Serbisë në garën për Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Sipas komisionit filmi “Mrak” shfaqë disa ditë të jetës së një familjeje brenda një enklavë të pambrojtur në Kosovë.

Komisioni shtoi se me tension, atmosferë, gjuhë kinematografike të aftë dhe elemente tmerri, filmi prezanton një botë frike dhe pasigurie, në të cilën tre breza të një familjeje përpiqen të ruajnë pamjen e një jete normale. 

Filmi është i zhanrit triller psikologjik.

Në tri rolet kryesore luajnë Danica Qurçiq, Slavko Shtimac dhe Miona Ilov.

Ceremonia e 95-të e çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit do të mbahet në Los Angeles më 12 mars, 2023.

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022