Lajme

Fillon protesta kundër deklaratave të Kurtit për Ivanoviqin

Ka filluar protesta e cila ishte paralajmëruar nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lidhur me deklaratat e kryeministrit, Albin Kurtit për politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Protesta ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të vazhduar më pas deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Me moton “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop devijimit të historisë” shumë qyetarë tashme janë bashkuar në këtë shesh.

Madje disa nga parullat mbajnë mbishkrimet “Mos ofendo varret, mos devijo historinë”, “Ne nuk harrojmë, ne nuk falim”, Ivanoviqi vrau shqiptarë, mos e amnisto”, “Kryeministër mos i glorifiko kriminelët” dhe shumë parulla me mbishkrime të tjera si kundërshtim ndaj deklaratave të Kurtit.

Ndërsa, pjesëmarrjen në këtë protestë e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

Megjithatë, përkrahje protestës i ka dhënë edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Lexo edhe:

Kurti përkujton Oliver Ivanoviqin, autorët të dalin para drejtësisë

Kujtojmë se, në 5 vjetorin e vdekjes së Ivanoviqit, kryeministri Kurti përmes një video të publikuar e kishte ngritur figurën e politikanit serb.

Kjo nuk ishte pritur mirë në Kosovë dhe në shumicën e rasteve, Kurtit i është kërkuar të kërkojë falje.

/Shqip.com