Lajme

Fillimi i korrikut me të nxehtë afrikan, sot parashihte mot me diell

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbaj mot me diell dhe disa vranësira konvektive.

Masat e nxehta të ajrit të ardhur nga Afrika kanë goditur vendin në fund të muajit qershor.

Siç njofton IKSHPK-ja ky i nxehtë pritet të është prezent deri me datat 6-7 korrik dhe mund të krijojnë kushte për stuhi dhe reshje shiu.

“Muaji qershor u përmbyll me dy goditje të masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, por që këto masa të ngjashme vazhdojnë të mbeten prezent mbi Gadishullin tonë deri me datë 6-7 korrik dhe vlerat e këtyre temperaturave të larta do të krijojnë kushte për stuhi lokale të përcjellura me reshje dhe shkarkime rrufesh”

Ilustrim

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

 Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë andaj IHMK-ja ka apeluar që të respektohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, për tu shmangur nga kontakti me diell.

Tutje, IHMK-ja njofton se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit./Shqip.com