Rozë

Fifi e mërzitur: Arbana Osmani më ka borxh

Fifif dhe Arbana Osmani

Fifi është këngëtarja më e përfolur, e tillë ka qenë edhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother.

Ajo së fundmi ka folur për të dashurin e saj, Adis Patushin.

Ndër të tjera, ajo të emisioni i Donaldit ka thënë se moderatorja Arbana Osmani i ka një “borxh” pa shlyer. Ajo tregoi se  kishin vënë bast me njëra-tjetrën, nëse do lidhej apo jo brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, gjë e cila nuk ndodhi.

Më tej, Fifi tha se që nga ai moment është shumë e mërzitur me Arbanën.

“Unë nuk di me rrejt, pavarësisht që disa lëvizje i kam bo palidhje. Lidhëm bast nëse do të dashurohesha brenda shtëpisë së ‘Big Brotherit’. Unë nuk dashurova brenda, ajo më ka një pal këpucë borxh dhe jam mërzit shumë që nuk mi ka la”, u shpreh këngëtarja.

Ndryshe, Arbana ka treguar se e ka shumë përzemërt Fifin./SHQIP.com