Rozë

Fifi arrin shtatë milionë klikime me këngën “Diell”

Fifi

Emri i këngëtares së njohur, Fifi, është ndër më të lakuarit në faqet rozë.

Kjo ka ardhur si pasojë e pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip, ku u diskutua shumë për veprimet e saj.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, ajo pati rastin që të krijojë edhe një këngë, që pas daljes u lansua në YouTube vetëm si demo.

Deri më tani kjo këngë ka arritur shtatë milionë klikime, teksa Fifi duket se është e gëzuar për një sukses të tillë.

Ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, teksa shihet në një ambient festiv e me një gotë në dorë.

“Urime shtatë milli milli e disa qind mijëshe, ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Po ashtu, ajo nuk ka lënë pa etiketuar edhe bashkëpunëtorët e këtij projekti, Bruno dhe Florin./SHQIP.com