FFK-ja njofton se ku mund të blehen biletat për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se shitja e biletave për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë do nisë të shtunën në ora 12-00.
Një person mund të blejë deri në dy bileta, ndërsa pikat e shitjes do të jenë në disa qytete, përcjellë Shqip.com.
“Për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2022, Kosovë – Gjeorgji, e cila zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të bëhet nëpër pikat shitjes se Artmotion. Në bazë të masave anti-covid të qeverisë së Kosovës në këtë ndeshje do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit. Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.
Kjo ndeshje do të zhvillohet me datë 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është e vlefshme për kufilikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e katërt në Grupin B dhe kanë grumbulluar katër pikë nga katër ndeshje të zhvilluara./Shqip.com