Festivali “Anibar” me turne edhe në Beograd
Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar, do të fillojë turneun edhe në Beograd.
Të martën “Anibar”, në ora 20:00 do të shfaqet ne Beograd me filmat Regular (US), Shpija (Kosovo), Slouch (Germany), Goodbye Jérôme! (France), RIM (Not Specified), A Film About a Pudding (UK).
Temë e këtij edicioni do të jenë besëtytnitë, që sipas organizatorëve njerëzit ende i përcjellin në shumë situata e momente.
Festivali ka treguar edhe arsyen se pse pikërisht kanë vendosur datën 13 si nismë e Festivalit.
“Edicioni i 13-të i Anibar fillon nga data 13 deri më 19 korrik. Numër ky që përfaqëson fatkeqësinë dhe fatin e keq por që pikëtakohet edhe me frikën, aq e rëndësishme sa për këtë punë një fobi e mban emrin e saj. Pavarësisht nëse jeni ose jo paraskevidekatriafobik, mos e humbisni rastin të jeni pjesë e kësaj jave të shenjtë besëtytë”, thuhet tutje në njoftim.
Festivali Anibar promovimin diversitetin dhe kulturën, qoftë përmes filmave të animuar, muzikës, seminareve dhe paneleve.