Sport Shqiptar

Ferizaj dhe Ballkani ndahen baras

Ballkani nuk ka shënuar fitore në ndeshjen e gjashtë rresht. Ballkani të dielën u ndal në barazim pa gola në ndeshjen ndaj Ferizajt.

Ndeshja u luajt në Ferizaj para një numri të madh shikuesish, ndërsa i ka takuar xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani në Superligë nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa në këtë seri e ka edhe një humbje në garën për kupë.

Me barazimin në Ferizaj, kampioni ka humbur rastin të kthehet në pozitën e parë. Mbetet i dyti me 51 pikë, një më pak se Drita.

Ndërkohë Ferizaj fitoi pikë të rëndësishme në garën për ekzistencë. Por ka rënë në pozitën e parafundit me 28 pikë. Ferizaj ka fituar pikë në ndeshjen e tretë rresht.

/Shqip.com