Ferizaj: Arrestohet 21 vjeçari i kërkuar nga Policia
Publikuar:
(14.07.2021 12:58:36)

Një djalë 21 vjeçar është arrestuar në Ferizaj i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.
Personi i arrestuar është me inicialet A.B, raporton Gjykata Themelore në Ferizaj.
Ai është dënuar më tetë muaj burgim dhe ishte i kërkuar nga Gjykata dhe Policia.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Shqip.com