Sport Shqiptar

FC Prishtina konfirmon lëndimin e dy futbollistëve

photo by: @Shpend Ahmeti

FC Prishtina në javët e fundit është përballur edhe me lëndime të futbollistëve.

Mesfushori-sulmues Hasan Hyseni në ndeshjen me Malishevën e zhvilluar më 14 shtator, e ka këputur ligamentin e jashtëm laterial ndërkohë që shërimi është duke shkuar shumë mirë.

“Hyseni ditët e fundit është stërvitur i diferencuar teksa javën që vjen do ta bëjë edhe një rezonancë ku më pas pritet që t’i bashkohet ekipit në përgatitje. Ndërkohë, së fundmi në përgatitje është dëmtuar edhe mesfushori Mërgim Pefqeli. Ai i ka dëmtuar tre ligamente të nyjës së këmbës dhe pas kontrolleve të kryera rezulton se do të mungojë 3 deri në 5 javë”, njofton faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, përcjell Shqip.com.

Prishtina në tre ndeshjet e fundit ka arritur pa aq fitore duke e mundur Ferizajn, Dritën dhe Llapin.

Ndeshjen e radhës e zhvillon të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Trepçës ’89, sfidë e mbetur e xhiros së nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina pas 12-të ndeshjeve të zhvilluara i ka tubuar 22 pikë dhe “stacionohet” në vendin e katërt më 21 pikë të grumbulluara. Tabelës i prinë Drita me 30 pikë. /Shqip.com

/Shqip.com