Sport Shqiptar

FC Ferizaj e fiton miqësoren ndaj ekipit nga Maqedonia e Veriut, FC Pobeda

Ka përfunduar me fitore të FC Ferizajt, miqësorja kundër FC Pobedas nga Maqedonia e Veriut, raporton Shqip.com.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Drilon Islami.

Kjo ndeshje u zhvillua në Dojran të Maqedonisë së Veriut aty ku skuadra ferizajase po i kryen përgatitjet për stinorin pranveror.

Gjatë qëndrimit të Ferizajt në Dojran, ditëve në vazhdim do të zhvillohen edhe dy takime tjera, kundër ekipeve të ligës maqedonase.

/Shqip.com