Sport Shqiptar

FC Drita fillon përgatitjet në Turqi

FC Drita ka zbarkuar në tokën turke ku do ta përfundojë fazën përgatitore para rifillimit të kampionatit.

Skuadra nga Gjilani tashmë i ka nisur përgatitjet në Antalia, shkruan Shqip.com.  

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit.

Drita nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore, me fillim nga ora 15:30, do të takohemi me klubin Liptovsky Mikulas nga Superliga e Sllovakisë.

Drita e drejtuar nga trajneri Arsim Thaqi për dallim nga skuadra e tjera, ka shkuar më vonë në Turqi për shkak se është eliminuar nga Kupa e Kosovës që starton më 4 dhe 5 shkurt.

/Shqip.com