Sport Ndërkombëtar

Faqet e eskortave shfaqen në Katar, nëse zihen prostitutat rrezikojnë deri në 7 vjet burg

Në Katar po zhvillohet Kampionati Botëror në futboll, shkruan Sqip.com.

Faqet e eskortave janë shfaqur në Katar, ndërsa prostituta të ndryshme tashmë kanë nisur ofertat për tifozët e futbollit që gjenden në shtetin islamik.

Rezervimet për këto shërbime në Katar janë në rritje – me prostitutat që ofrojnë trupin e tyre për të shoqëruar tifozët e futbollit në ndeshje dhe për të vepruar si partneret e tyre, shkruan “The Sun”, përcjell Shqip.com.

Ofrimi i shërbimeve të seksit është një rrezik i madh. Nëse kapen ata që duan femra dhe prostitutat rrezikojnë shtatë vite burg dhe nuk do të kenë asnjë mundësi që të lirohen as nga shtetet e tyre pas Katari vepron sipas ligjeve të veta.

Seksi jashtë martesës dhe homoseksualiteti janë të paligjshme në Katar.

Puna si prostitutë mbart një dënim tipik prej të paktën tre vjetësh sipas kodit të rreptë islamik të shtetit.

Gratë mund të burgosen deri në shtatë vjet dhe të detyrohen të durojnë deri në 100 kamxhik nëse shpallen fajtore për përfshirje në seks para martesës.

/Shqip.com