Sport Ndërkombëtar

Fanella e legjendarit Bryant pritet të shitet për këtë shifër marramendëse

Fanella me numër 24, e veshur nga legjenda e NBA-së Kobe Bryant, pritet të dalë së shpejti në një ankand që do të organizojë kompania e njohur “Sotheby’s”.

Bëhet fjalë për uniformën që ylli i Lakers ka mbajtur në sezonin 2007-2008, sezon në të cilën Kobe Bryant fitoi si  titullin në NBA ashtu dhe trofeun MVP.

Një fanellë origjinale, ku është edhe autografi i vetë baskebollistit (tek numri 2), ndarë tragjikisht nga jeta tri vite më parë pas një aksidenti ajror.

Prania edhe e autografit e ka bërë këtë fanellë edhe më të rëndësishme, ndaj për kompaninë që do ta nxjerrë në ankand këtë bluzë pritet një ofertë e jashtëzakonshme.

Sipas “Sotheby’s”, pritet që ofertat të shkojnë nga 5 deri në 7 milionë dollarë, çka do të ishte një rekord për një ankand të këtij lloji.

Për këtë arsye, ky ankand pritet me mjaft interes, pasi bëhet fjalë për një objekt që ka mbajtur një ikonë e sportit të basketbollit, i adhuruar në të gjithë botën.

/Shqip.com