Sport Ndërkombëtar

EURO2024/ Pritjes i vjen fundi, Franca dhe Spanja hedhin në fushë “artilerinë e rëndë” – Formacionet

Kohës së pritjes i erdhi fundi. Spanja dhe Franca do të përballen në gjysmëfinalen e Europianit, në orën 21.00. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me tranerin De La Fuente dhe Deschamps që kanë vendosur të luajnë me më të mirët.

Iberikët vijnë në këtë takim me ndryshime, në repartin e prapavijës. Në krahun tjetër, “gjelat” janë të plotë. Takimi do të luhet në Allianz Arena (Munich) dhe gjykohet nga slloveni Vincic.

Formacionet:

Spanja (4-2-3-1) – Simon; Navas, Nacho, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabian Ruiz; Yamal, Olmo, Williams, Morata.

Franca (4-3-1-2) – Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo; Kante, Tchouameni, Rabiot; Griezmann; Thuram, Mbappe.

/Shqip.com