Sport Shqiptar

Etrit Berisha në formacionin e javës në Serie A

Ka përfunduar xhiro e e 12-të në elitën e futbollit italian Serie A me disa rezultate befasuese.

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli pësoi humbje nga Empoli 0-1 dhe toskanët e morën këtë fitore falë pritjeve të jashtëzakonshme të portierit shqiptar Etrit Berisha.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka bërë disa pritje të mrekullueshme duke e mbajtur portën e paprekur dhe duke i siguruar skuadrës së tij tre pikë.

Falë pritjeve të mrekullueshme, Berisha është lojtari me notën më të lartë në Serie A.

34-vjeçari ka marrë notën 9,1 nga SofaScore, derisa është në 11shen më të mirë të javës së bashku me disa yje nga elita e futbollit italian.

“Nota pas ndeshjes nuk ka rëndësi, e rëndësishme është të ndalosh gjuajtjet. Kishim nevojë për një paraqitje të tillë dhe ishte e rëndësishme ndaj një skuadre të madhe. Unë mundohem gjithmonë të tregohem i gatshëm dhe të ndihmoj sa më shumë të jetë e mundur skuadrën. Të gjithë portierët kanë ulje e ngritje, por besimi i trajnerit është i rëndësishëm. Kam kaluar një periudhë të vështirë, por i përket të kaluarës dhe tani dua vetëm të siguroj mbijetesën e Empolit”, ka deklaruar Berisha.

Në mbrojtje janë Mazzocchi i Salernitanas, Acerbi e Dimarco të Interit dhe Dossena i Cagliarit.

Ndërkohë reparti i mesfushës përbëhet nga Fazzini, Boloca, Calhanoglu dhe Kostic. E në sulm janë dyshja Thorstvedt dhe Colpani.

/Shqip.com